Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimin për kontrabandë të cigareve në pikën kufitare në Preshevë.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë një kontrolli rutinë pas hyrjes në territorin e Serbisë, është ndaluar një furgon i drejtuar nga i dyshuari. Gjatë kontrollit të detajuar, në një bunker të fshehtë të ndërtuar brenda automjetit janë gjetur 619 pako cigare pa pulla akcize dhe pa dokumentacion përkatës.

Autoritetet dyshojnë se cigaret ishin të destinuara për tregun ilegal, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 150 mijë dinarësh.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe pritet të dalë para organeve të drejtësisë në Vranjë me kallëzim penal.





