Konkurrentes së Miss Grand Thailand i bien dhëmbët në skenë, reagimi i saj bëhet viral

Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë fazës paraprake të Miss Grand Thailand, ku konkurrentja Kamolwan Chanago përjetoi një incident të sikletshëm, por që u kthye në një moment të admiruar nga publiku. Gjatë ecjes në pistë, asaj i ranë papritur fas...

Magazina

Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë fazës paraprake të Miss Grand Thailand, ku konkurrentja Kamolwan Chanago përjetoi një incident të sikletshëm, por që u kthye në një moment të admiruar nga publiku.

Gjatë ecjes në pistë, asaj i ranë papritur fasetat dentare. Megjithatë, ajo reagoi me qetësi, i mori dhe i vendosi sërish në vend, përpara se të vazhdonte performancën pa u ndalur.

Chanago ruajti buzëqeshjen dhe vetëbesimin gjatë gjithë paraqitjes, duke e përfunduar ecjen me elegancë.

Reagimi i saj profesional u prit me duartrokitje dhe u bë viral në rrjetet sociale, ku shumë përdorues vlerësuan mënyrën si e menaxhoi situatën.

Finalja e konkursit pritet të zhvillohet së shpejti, ku fituesja do të përfaqësojë Tajlandën në Miss Grand International 2026. /Telegrafi/