Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin italian, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Nacionale

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, ka pritur në një vizitë kortezie komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajorin Roberto Vergori. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Italisë në Kosovë përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se takimi shërbeu për shkëmbimin e pikëpamjeve rreth situatës në Kosovë […]

Madhësia e shkronjave

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, ka pritur në një vizitë kortezie komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajorin Roberto Vergori.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Italisë në Kosovë përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se takimi shërbeu për shkëmbimin e pikëpamjeve rreth situatës në Kosovë dhe rëndësisë së vazhdimit të bashkëpunimit.

“Ambasadori Maurizio Antonini mirëpriti ngrohtësisht komandantin e ri të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajorin Roberto Vergori, për një vizitë kortezie në Ambasadë”, thuhet në njoftim.

Sipas Ambasadës, gjatë takimit Antonini theksoi rolin e rëndësishëm të KFOR-it në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“Ambasadori Antonini theksoi rolin vendimtar të misionit në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe i uroi gjeneralmajorit Vergori çdo sukses në misionin e tij”, thuhet më tej në postimin e Ambasadës italiane. /Telegrafi/

Komentet