Kolona të gjata në pikën kufitare të Konçulit drejt Dheu i Bardhë

Sot, në piken kufitare të Konçulit, e cila lidhet me Dheu i Bardhë, janë krijuar kolona të gjata automjetesh, pasi Policia e Kosovës po ndalon hyrjet nga pikat tjera alternative kufitare. Si pasojë, numri i qytetarëve që kalojnë në Konçul është rritur ndjeshëm. Autoritetet bëjnë të ditur se kalimi drejt Dheu i Bardhë nuk ndëshkohet, […]

Vendore
Reklame

Sot, në piken kufitare të Konçulit, e cila lidhet me Dheu i Bardhë, janë krijuar kolona të gjata automjetesh, pasi Policia e Kosovës po ndalon hyrjet nga pikat tjera alternative kufitare. Si pasojë, numri i qytetarëve që kalojnë në Konçul është rritur ndjeshëm.

Autoritetet bëjnë të ditur se kalimi drejt Dheu i Bardhë nuk ndëshkohet, ndërsa automjetet që tentojnë të përdorin pikat tjera jashtë vendkalimeve zyrtare mund të ndëshkohen me gjoba sipas ligjit për të huajt dhe rregullave për kontrollin kufitar.

Policia ka intensifikuar patrullimet në Breznicë, Dobrosinë dhe rrugët përreth Konçulit, duke monitoruar situatën dhe siguruar rrjedhshmërinë e trafikut. Autoritetet bëjnë thirrje për qytetarët që të përdorin vetëm kalimin kryesor në Konçul drejt Dheu i Bardhë, për të shmangur pritjet dhe penalizimet.