“Koka” e grabitësve të kasafortave në Tiranë, lihet në burg 51-vjeçari

Nacionale

Mbetet në qeli deri në përfundim të hetimeve i dyshuari me inicialet A.R, i njohur më parë dhe si “koka” e grabitësve të kasafortave në kryeqytet. Vendimi është marrë nga Gjykata e Durrësit. 51-vjeçari u arrestua të dielën nga Policia e Durrësit, i dyshuar për vjedhjen e një apartamenti në lagjen nr. 4, nga ku […]

Madhësia e shkronjave

Mbetet në qeli deri në përfundim të hetimeve i dyshuari me inicialet A.R, i njohur më parë dhe si “koka” e grabitësve të kasafortave në kryeqytet.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Durrësit. 51-vjeçari u arrestua të dielën nga Policia e Durrësit, i dyshuar për vjedhjen e një apartamenti në lagjen nr. 4, nga ku janë marrë 22 mijë euro, 800 mijë lekë dhe sende luksoze.

Vjedhja e kryer pa thyerje u zbulua nga nëna e pronarit të banesës, i cili jeton jashtë vendit.

Gruaja, që kujdesej për banesën, konstatoi mungesën e sendeve me vlerë dhe parave dhe njoftoi menjëherë policinë, e cila e arrestoi pas verifikimeve të kryera.

Në pranga përfundoi edhe një 24-vjeçare nga Lushnja, e dyshuar nga policia si bashkëpunëtore e Rapit.

Gjykata caktoi për të masën “arrest në shtëpi”, ndërsa për 51-vjeçarin “arrest në burg”.

Sipas hetimeve, sendet e vjedhura ishin dërguar në banesën e 24-vjeçares, ku policia gjeti një pjesë të tyre.

Ndërkaq në shtëpinë e Rapit në lagjen 13 të Durrësit u sekuestruan maska, çelësa dhe veshjet që dyshohet se u përdorën gjatë vjedhjes. Hetimet për rastin vijojnë. /Tch/