Klubi i kushton vëmendje të veçantë Vedat Muriqit: Nga Mallorca deri në Prishtinë, rrugëtimi i Piratit

Skuadra spanjolle RCD Mallorca ka vazhduar t’i kushtojë vëmendje të veçantë sulmuesit të saj kryesor, Vedat Muriqi, duke publikuar një tjetër material emocional për rrugëtimin e tij me Kosovën. Pas udhëtimit në Bratislavë për të ndjekur nga afër ndes...

Sport
Reklame

Skuadra spanjolle RCD Mallorca ka vazhduar t’i kushtojë vëmendje të veçantë sulmuesit të saj kryesor, Vedat Muriqi, duke publikuar një tjetër material emocional për rrugëtimin e tij me Kosovën.

Pas udhëtimit në Bratislavë për të ndjekur nga afër ndeshjen gjysmëfinale ndaj Sllovakisë, gazetari i klubit spanjoll ishte i pranishëm edhe në Prishtinë për finalen e play-offit kundër Turqisë.

“Nga Mallorca në Prishtinë për ta shoqëruar Vedat Muriqin në ditën e veçantë”, ka shkruar klubi në postimin e publikuar të mërkurën.

Në videon rreth tre minuta, Mallorca ka sjellë pamje nga kryeqyteti i Kosovës, atmosfera në stadiumin Fadil Vokrri, si dhe momente të veçanta nga karriera e Muriqit me Kombëtaren e Kosovës.

Videoja përfshin gjithashtu aksione nga ndeshja finale e play-offit, ku Kosova u mposht 1-0 nga Turqia.

Muriqi ishte kapiten i Kosovës në dy ndeshjet e fundit, duke marrë përgjegjësinë në mungesë të Amir Rrahmani, i cili mungoi për shkak të lëndimit. /Telegrafi/