Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit analizuan rrugëtimin e Kosovës në ciklin kualifikues për Botërorin. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Gazetari Shkumbin Pireva ka analizuar ndeshjen finale të playoff-it mes Kosovës dhe Turqisë duke zbuluar se cili detaj e vendosi ndeshjen.
Pireva tha se kjo finale u vendos nga një gjysmë rast, teksa shtoi se Kosova ishte përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, por që fati nuk ishte në anën e tyre.

“Sipas mendimit tim është luajtur mjaft mirë, pasi siç tha edhe Lavdimi, në këto ndeshje finale nuk të lejohet hapësira t’i krijosh 10 raste apo 20”.
“Zakonisht dhe shumë shpesh vendosen vetëm nga një rast ose gjysmë rast. Siç ndodhi me ne, goli i Turqisë ndoshta edhe dhjetë herë nëse do të provonin, nuk do të kishin mundur të shënonin gol”.
“Ne patëm disa raste me Fisnik Asllanin, disa goditje jashtë zonës, por fati nuk ishte në anën tonë. Por besoj që të gjitha ishin të përgatitura mirë”, ka thënë Pireva.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/





