Khloe Kardashian zbuloi se e bindi partnerin e saj Tristan Thompson të bënte vazektomi

Magazina

Khloé Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë rreth ish-partnerit të saj, basketbollistit Tristan Thompson, duke treguar se ajo ka qenë një nga arsyet kryesore pse ai vendosi të kryejë vazektomi. Sipas Index.hr, deklaratat u bënë në episodin e podcastit “Khloé in Wonder Land”, ku i ftuar ishte vetë Tristan Thompson. Edhe pse sot nuk […]

Madhësia e shkronjave

Khloé Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë rreth ish-partnerit të saj, basketbollistit Tristan Thompson, duke treguar se ajo ka qenë një nga arsyet kryesore pse ai vendosi të kryejë vazektomi.

Sipas Index.hr, deklaratat u bënë në episodin e podcastit “Khloé in Wonder Land”, ku i ftuar ishte vetë Tristan Thompson. Edhe pse sot nuk janë më bashkë si çift, të dy theksuan se bashkëprindërimi i tyre është “pa drama” dhe funksionon mirë.

Gjatë bisedës, Thompson u shpreh se nuk dëshiron më fëmijë me gra të tjera dhe se nëse do të ketë fëmijë në të ardhmen, kjo do të ndodhë vetëm me Khloé-n. Ai përmendi edhe faktin se kishte “u angazhuar” te dy embrione.

Khloé, nga ana e saj, tha me humor se ajo e ka shtyrë drejt këtij vendimi, madje la të kuptohej se i kishte vendosur edhe një lloj “ultimatumi”.

“Dhe kush të ndihmoi ta marrësh atë vendim? Unë,” tha ajo, duke shtuar se Tristan “ndoshta mori një ultimatum të vogël” prej saj.

Në të njëjtën bisedë, Thompson bëri shaka për procedurën, ndërsa Khloé u përgjigj se ndonjëherë “duhet të shtyhesh drejt vendimit të duhur”, duke thënë se ai mund të jetë edhe “pak kokëfortë”.

Khloé zbuloi gjithashtu se Tristan i ka kaluar ligjërisht asaj të drejtat mbi embrionet që u kanë mbetur. Ndërkohë, ajo shpjegoi se ata kanë ruajtur edhe spermën e tij, si një “plan rezervë” në rast se ai martohet në të ardhmen dhe partnerja e tij nuk mund të mbetet shtatzënë.

Ajo përmendi se vazektomia është një procedurë që mund të jetë e kthyeshme, prandaj, sipas saj, ky ishte edhe një nga arsyet pse e morën këtë vendim. Megjithatë, Thompson u shpreh i prerë se nuk do të donte të kalonte sërish në një ndërhyrje të tillë, duke thënë se nuk ka ndërmend “të kthehet më në atë tavolinë”.

Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson kanë dy fëmijë bashkë, True dhe Tatum, ndërsa Thompson ka edhe fëmijë nga lidhje të mëparshme. /Telegrafi/