“Këto dy momente e vendosën ndeshjen”, Bardh Maxhuni analizon si arriti të triumfojë Bayerni

Sport

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit kanë analizuar ndeshjet dhe zhvillimet më të fundit në Ligën e Kampionëve, duke sjellë diskutime të thella rreth skuadrave favorite dhe momenteve vendimtare të kompeticionit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis. Gazetari Bardh Maxhuni ka analizuar gabimet e Real […]

Madhësia e shkronjave

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit kanë analizuar ndeshjet dhe zhvillimet më të fundit në Ligën e Kampionëve, duke sjellë diskutime të thella rreth skuadrave favorite dhe momenteve vendimtare të kompeticionit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gazetari Bardh Maxhuni ka analizuar gabimet e Real Madridit në ndeshjen e parë dhe sipas tij golat e Bayernit erdhën falë presionit të lartë të ushtruar nga ana e tyre.

Kjo sipas tij bëri që lojtarët e Real Madridit të bëjnë gabime dhe falë këtyre gabimeve erdhën dy golat e merituar të bavarezëve.

“Mendoj që Bayerni e ka fituar këtë ndeshje për shkak të agresivitetit të madh që e ka pasur në presion, edhe dihet që dy golat që i kanë shënuar, janë ekskluzivisht gabime të lojtarëve të Realit me një pozicion kritik”.

“Për shembull Vinicius te gola e Luis Diaz e humb topin dhe proteston për prekje me dorë dhe në atë aksion Gnabry menjëherë e gjen Diazin”.

“Kurse te goli i dytë Carreras e humb topin në mesfushë dhe prapë del në pah aftësia e Harry Kane që e thamë që është një ndër sulmuesit më të mirë në botë”, ka thënë Maxhuni mes tjerash.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/