Kërkohet nga Barcelona dhe Liverpooli, ylli i Interit drejt largimit

Sport

E ardhmja e mbrojtësit Denzel Dumfries te Interi pritet të marrë një drejtim të qartë pas Kupës së Botës, me turneun që shihet si një “vitrinë” e madhe për holandezin, në prag të një lëvizjeje të mundshme verore. Edhe pse 29-vjeçari ndihet i lumtur në Milano, situata e tij po ndiqet nga afër në gjithë […]

Madhësia e shkronjave

E ardhmja e mbrojtësit Denzel Dumfries te Interi pritet të marrë një drejtim të qartë pas Kupës së Botës, me turneun që shihet si një “vitrinë” e madhe për holandezin, në prag të një lëvizjeje të mundshme verore.

Edhe pse 29-vjeçari ndihet i lumtur në Milano, situata e tij po ndiqet nga afër në gjithë Evropën, për shkak të një klauzole lirimi prej 25 milionë eurosh që aktivizohet në korrik – duke e bërë reale mundësinë e largimit, pavarësisht qëndrimit të Interit.

Sipas “FCInterNews”, një nga klubet që po monitoron zhvillimet është Liverpooli, i cili thuhet se tashmë ka kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit për të konfirmuar interesimin e hershëm.

Në garë është edhe Barcelona, e cila po e konsideron Dumfries si një opsion, në rast se vendos të arkëtojë para nga shitja e Jules Kounde. Një skenar i tillë do të kërkonte një shitje të madhe, por brenda klubit katalanas nuk është përjashtuar.

Vlerësimi i Barcelonës për Dumfries është rritur edhe nga paraqitjet e tij në duelet e mëparshme në Ligën e Kampionëve, ku holandezi la përshtypje të forta ndaj katalanasve./Telegrafi/