Kasami flet për takimin me Kurtin: Jemi marrë vesh që VLEN-i të ketë dy bashkëkryetarë

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka folur në lidhje me çështjen e shkrirjes së VLEN-it në një parti. Ai tha se në takimin e fundit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, është arritur dakordësi që VLEN-i të ketë dy kryetarë, dy nënkryetarë dhe sekretar të përgjithshëm.

“Edhe para kryeministrit të Kosovës, kishim dakordësi që VLEN-i duhet të bëhet një parti. Kishim dakordësi paraprak edhe për strukturën e VLEN-it, formën e vendimmarrjes, përcaktimet programore dhe çështje të cilat kanë të bëjnë me konceptin dhe orientimin e subjektit të ri. Ka mbetur që Alternativa këto vendime t’i kalojë në organet e partisë dhe të vazhdojë procesi formal i ngritjes së strukturave të përbashkëta të VLEN-it”.