Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar sot në Prizren, pasi ishte i dënuar me burgim efektiv për vepra që lidhen me narkotikët.
Sipas Policisë, zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave në kuadër të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative-hetimore dhe zbatimit të një plani taktiko-operativ, kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin E.Q., nga Prizreni.
“I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar me vite burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
I arrestuari është dënuar me 2 (dy) vite burg për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftimin e policisë
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar fillimisht në Stacionin Policor në Prizren, ndërsa më pas është dërguar për vuajtjen e dënimit.
Kapet i kërkuari për narkotikë në Prizren, ishte i dënuar me 2 vjet burgim
<div><div><img width="621" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817821-kapet-i-kerkuari-per-narkotike-ne-prizren-ishte-i-denuar-me-2-vjet-burgim.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kapet-i-kerkuari-per-narkotike-ne-prizren,-ishte-i-denuar-me-2-vjet-burgim" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="621" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817821-kapet-i-kerkuari-per-narkotike-ne-prizren-ishte-i-denuar-me-2-vjet-burgim.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kapet-i-kerkuari-per-narkotike-ne-prizren,-ishte-i-denuar-me-2-vjet-burgim" loading="lazy"></p>Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar sot në Prizren, pasi ishte i dënuar me burgim efektiv për vepra që lidhen me narkotikët. Sipas Policisë, zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave në kuadër të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative-hetimore dhe zbatimit të një plani taktiko-operativ, kanë arritur të lokalizojnë dhe</div>






