Kandidati për deputet nga PDK-ja ka deklaruar se gjatë vizitës në Peqan ka hasur qytetarë që kishin mbetur pa energji elektrike për më shumë se 24 orë, duke e cilësuar këtë si pasqyrë të realitetit të sotëm në Kosovë.
Ai theksoi se mungesa e shërbimeve bazike është e papranueshme dhe bëri thirrje për ndryshim, duke ftuar qytetarët që më 28 dhjetor të angazhohen së bashku për një të ardhme më të mirë. “Hajde po e ndryshojmë së bashku,” përfundoi ai.


















