Kallëzim penal ndaj dy personave nga Struga, kapen me lëndë narkotike

Zyra e Jashtme për Çështje Penale Struga ngriti kallëzim penal kundër B.T. (30) dhe M.P.B. (30), të dy nga Struga, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale "prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope...

Nacionale

Zyra e Jashtme për Çështje Penale Struga ngriti kallëzim penal kundër B.T. (30) dhe M.P.B. (30), të dy nga Struga, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësim i përdorimit të drogave narkotike”.

“Në rrugën “JNA” në Strugë, oficerët e policisë kanë kontrolluar një automjet “Opel” me targa të Strugës, të drejtuar nga B.T., dhe një pasagjer, M.P.B., gjatë së cilës kanë vërejtur se M.P.D. kishte hedhur një pako me marihuanë, e cila është gjetur dhe konfiskuar”, thonë nga MPB.