Kallas e BE-së zhvillon bisedime me Iranin dhe fuqitë rajonale mbi krizën e Hormuzit

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e kaloi pjesën më të madhe të së dielës në telefon - por me sa duket nuk pati shumë për të treguar. Kallas foli me Ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, si dhe me homologët e saj në Turqi, K...

Bota

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e kaloi pjesën më të madhe të së dielës në telefon – por me sa duket nuk pati shumë për të treguar.

Kallas foli me Ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, si dhe me homologët e saj në Turqi, Katar dhe Korenë e Jugut, në atë që Brukseli e përshkroi si pjesë të përpjekjeve të tij të vazhdueshme për të gjetur mundësi diplomatike në krizë, transmeton Telegrafi.

Telefonatat mbuluan luftën, sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe presionin në rritje për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, një përparësi që Kallas e kishte ngritur tashmë me Araghchi vetëm disa ditë më parë, të mërkurën.

Një zyrtar i BE-së i tha Reuters se “kërcënimet e reja për të sulmuar infrastrukturën kritike civile rrezikojnë të ndikojnë në miliona njerëz në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë”.

Në anën tjetër presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë afat autoriteteve iraniane që brenda 48 orëve të hapin Ngushtin e Hormuzit. /Telegrafi/