​“Ka shumë mjegull”, Haziri kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka thirrur për raportim kryeministrin Albin Kurti në lidhje me dialogun me Serbinë, si dhe marrëveshjen për zbatimin e ligjit për të huajt dhe atë për automjete. Haziri, në foltore të Kuvendit të Kosovës, gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës, tha se ka shumë mjegull për […]

Nacionale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka thirrur për raportim kryeministrin Albin Kurti në lidhje me dialogun me Serbinë, si dhe marrëveshjen për zbatimin e ligjit për të huajt dhe atë për automjete.

Haziri, në foltore të Kuvendit të Kosovës, gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës, tha se ka shumë mjegull për marrëveshjen për këto ligje me ndërmjetësin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen.

“Kryeministri i Republikës duhet t’i subordinohet Kuvendit dhe me marrë me na njoftu për marrëveshjen me zotërin Sorensen për marrëveshjen për arsimin dhe shëndetësinë për komunitetin serb. Me çka ka të bëjë dhe cila është baza, pasi ka pakënaqësi të madhe te qytetarët… A është duke implementuar marrëveshjen Kurti-Vuçiq apo diçka tjetër është çështje që duhet të shpjegojë”, tha ai. /Telegrafi/.