Ka 9 vjet, por ngre 82 kilogramë dhe thyen rekorde

Ndërsa shumica e fëmijëve në moshë 9‑vjeçare mësojnë tabelën e shumëzimit ose diskutojnë me prindërit për kohën e kaluar para ekranit, Lucy Milgrim ngre pothuajse 82 kilogramë në “deadlift” – një arritje që duket edhe më impresive kur dihet se ajo vetë peshon vetëm rreth 27 kilogramë. Kjo do të thotë se në Arnold Sports […]

Life/Bizare

Ndërsa shumica e fëmijëve në moshë 9‑vjeçare mësojnë tabelën e shumëzimit ose diskutojnë me prindërit për kohën e kaluar para ekranit, Lucy Milgrim ngre pothuajse 82 kilogramë në “deadlift” – një arritje që duket edhe më impresive kur dihet se ajo vetë peshon vetëm rreth 27 kilogramë.

Kjo do të thotë se në Arnold Sports Festival në Ohio ajo ngriti pothuajse tri herë më shumë se pesha e saj, dhe video e momentit u bë virale në internet.

Lucy, e cila vjen nga New Yorku, stërvitet disa herë në javë dhe tashmë ka vendosur tre rekorde amerikane në “powerlifting”, sipas medieve amerikane.

Ajo gjithashtu është aktive në kërcim dhe e kalon shumë kohë në palestër me familjen e saj. Babai i saj, Brett Milgrim, tha për revistën People se ajo ka qenë gjithmonë një fëmijë me forcë të jashtëzakonshme dhe se nisi të ngrinte peshat duke i parë prindërit e saj gjatë stërvitjeve.

Lucy tha se interesimi i saj për ngritjen e peshave lindi kur pa prindërit të stërviteshin dhe donte të provonte vetë.

Reagimet në internet ndaj videos janë ndarë. Shumë njerëz shprehin admirim për arritjen e saj, duke theksuar se është e pazakontë të shohësh një fëmijë në këtë nivel forcë dhe kontrolli.

Megjithatë, disa shprehin edhe shqetësime për shëndetin e saj, duke pyetur se ku duhet të jetë kufiri për fëmijët që ngrejnë peshë kaq të madhe dhe nëse kjo është e shëndetshme para pubertetit.

Disa komentues madje shprehin dyshime nëse sportet me peshë duhet të praktikohen nga fëmijët në këtë moshë. /Telegrafi/