Juventusi thuhet se është interesuar për mundësinë e nënshkrimit të mbrojtësit të Real Madridit, Antonio Rudiger, si transferim i lirë këtë verë.
Qendërmbrojtësi gjerman po përballet me një të ardhme të pasigurt në Santiago Bernabeu.

Ndërsa thashetheme të shumta thonë se ai mund të largohet këtë verë për shkak të moshës dhe problemeve fizike që e kanë shqetësuar këtë sezon, raportet kontradiktore sugjerojnë se ai mund të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me Madridin pasi u bë përsëri një lojtar kyç në mbrojtje.
Megjithatë, nuk mungojnë ofertat për Rudiger nga klubet elitare. Gazetari Nicolo Schira raporton se Juventusi është i interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit gjerman.
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, e njeh Rudigerin nga koha e tij te Roma dhe dëshiron që ai të udhëheqë mbrojtjen sezonin e ardhshëm.
33-vjeçari ka marrë oferta edhe nga klube saudite dhe dy ekipe të Ligës Premier, por vetëm vera do ta sqaroj të ardhmen e tij. /Telegrafi/





