Juventusi i sigurt ndaj Bolognas – Edon Zhegrova luan pas një kohe

Sport

Në kuadër të xhiros së 33-të në Serie A, Juventusi e mposhti Bolognan me rezultat 2-0, duke bërë një hap shumë të madh drejt sigurimit të një vendi në Ligën e Kampionëve. “Zonja e Vjetër” e zhbllokoi ndeshjen shumë herët. Në minutën e 2-të, pas një krosimi të saktë nga Pierre Kalulu, sulmuesi Jonathan David […]

Madhësia e shkronjave

Në kuadër të xhiros së 33-të në Serie A, Juventusi e mposhti Bolognan me rezultat 2-0, duke bërë një hap shumë të madh drejt sigurimit të një vendi në Ligën e Kampionëve.

“Zonja e Vjetër” e zhbllokoi ndeshjen shumë herët. Në minutën e 2-të, pas një krosimi të saktë nga Pierre Kalulu, sulmuesi Jonathan David u ngrit më lart se mbrojtja dhe shënoi me kokë për 1-0.

Juventus pati edhe një gol të anuluar për pozitë jashtë loje, me Conceiçaon (12’), si dhe një rast të madh me Emil Holmin që goditi traversën (34’), duke e mbyllur pjesën e parë me avantazh minimal.

Në pjesën e dytë, Juve e kontrolloi lojën dhe e siguroi fitoren në minutën e 57-të, kur Weston McKennie asistoi me një krosim perfekt, ndërsa Khephren Thuram realizoi me kokë nga afërsia për 2-0.

Në minutën e 72-të, trajneri Luciano Spalletti bëri lëvizje nga banka, ku e futi Edon Zhegrovën në vend të Francisco Conceiçao, duke luajtur rreth 20 minuta.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 63 pikëve dhe e mban vendin e katërt, duke krijuar një diferencë prej pesë pikësh ndaj ndjekësve si Roma dhe Como. /Telegrafi/