Jonida Maliqi ka ndarë vlerësime pozitive për Soni Malajn, duke e cilësuar si një person me karakter të fortë dhe vendosmëri për të arritur qëllimet e saj.
Ajo theksoi se këngëtarja spikat për ambicien dhe shpirtin luftarak, duke mos u dorëzuar lehtë përballë sfidave.
“Soni ka ambicie dhe është luftarake”, u shpreh ajo.

“Soni del gjithmonë për të triumfuar”, shtoi mes të tjerash për atë.
Sipas Jonidës, këto tipare e bëjnë atë një shembull të një vajze që kombinon ambicien me forcën për të përballuar çdo situatë dhe për të arritur sukses.
Jonida dhe Soni janë dy nga këngëtaret më të famshme që i janë bashkuar Ferma VIP.
Mbetet për t’u parë se si do të përballojnë lojën e sfidat që i dalin përpara. /Telegrafi/






