Jennifer Lopez për divorcin nga Ben Affleck: Nuk mund të fajësoja askënd, doja ta kuptoja veten

Jennifer Lopez pohon se pas divorcit nga Ben Affleck, ajo ndaloi së ikuri dhe vendosi ta pranonte situatën.

Lopez deklaroi se i la të gjitha gjërat pezull pasi paraqiti kërkesën për divorc nga Affleck në vitin 2024.

“Më është dashur të ndaloj gjithçka dhe mora një vit pushim. Anulova turnetë e mia. Thjesht vendosa të rrija në shtëpi dhe të pranoja atë që ndodhi pa ikur prej saj përmes punës, një personi tjetër apo diçkaje tjetër”, tha ajo.