Jennifer Aniston ka ndarë një moment të rrallë romantik me partnerin e saj Jim Curtis, duke treguar se lidhja e tyre po shkon gjithnjë e më mirë.
Aktorja publikoi në Instagram disa fotografi nga jeta e saj, ku mes tyre spikati një selfie ku çifti shfaqet i përqafuar dhe shumë i lumtur.
Fotografia ishte pjesë e një serie imazhesh të publikuara për festën e Pashkëve, ndërsa në një tjetër pamje Curtis shihej duke u relaksuar në shtëpi me qenin e tij, shkruan DailyMail.

“Ditë e diel, ditë pushimi!”, shkroi Aniston krahas postimit.
Kjo nuk është hera e parë që aktorja ndan momente me partnerin e saj. Rreth pesë muaj më parë, ajo e bëri publike lidhjen në rrjetet sociale, kur e uroi Curtis për ditëlindje me një fotografi romantike dhe mesazhin: “Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime”.
Sipas burimeve pranë çiftit, Jennifer është shumë e lumtur në këtë marrëdhënie dhe nuk heziton më ta ndajë këtë lumturi me ndjekësit e saj.
Çifti është parë gjithashtu së bashku në evente publike dhe pushime, duke forcuar imazhin e tyre si një nga çiftet më të komentuar të Hollywood-it. /Telegrafi/





