“Jemi skuadër e pabesueshme”, Pep Guardiola thotë se Man City është afër formës më të mirë

Trajneri Pep Guardiola beson se Manchester City është shumë pranë rikthimit në nivelin “e jashtëzakonshëm”, pavarësisht eliminimit nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve. Man City synon trofeun e parë këtë sezon, por përballë do ta ketë Arsenalin në ...

Sport

Trajneri Pep Guardiola beson se Manchester City është shumë pranë rikthimit në nivelin “e jashtëzakonshëm”, pavarësisht eliminimit nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve.

Man City synon trofeun e parë këtë sezon, por përballë do ta ketë Arsenalin në kuadër të EFL Cup.

Guardiola para ndeshjes dha lëvdata për skuadrën, kurse deklaroi se beson se suksesi do të vjen.

“Kam ndjenjën se në shumë gjëra jemi shumë afër, është diçka që do të shpërthejë. Kam ndjesinë se jemi pranë”.

“Në disa gjëra të tjera na duhet pak më shumë kohë që ta kuptojmë, dhe që lojtarët ta kuptojnë çfarë na duhet për të qenë një ekip i fortë në shumë aspekte, por në shumicën e gjërave jemi afër”.

“Sezonin e kaluar arritëm në finalen e FA Cup kundër Crystal Palace. Luajtëm shumë mirë, por kishte shumë gjëra prapa skenave që nuk mund t’i kontrollonim dhe sezoni nuk ishte i mirë”.

“Edhe nëse do të kishim fituar ndaj Crystal Palace, sezoni nuk do të kishte qenë i mirë. Ndodhën shumë gjëra që nuk janë ato që duhet të ketë një ekip.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë, por ky sezon ka qenë më shumë se i mirë. Në shumicën e kohës kemi qenë një ekip që nuk është perfekt, por është i mirë.

“Gjëja tjetër për të cilën duhet të kemi kujdes, ndoshta për tipin e lojtarëve që kemi, është të bëjmë atë që duhet për të qenë konstant për 11 muaj në ndeshje të rëndësishme.

“Diferenca është e vogël, por në shumë aspekte ne jemi një ekip i jashtëzakonshëm”, deklaroi ai.

Kujtojmë, përballja mes dy gjigantëve anglezë do të zhvillohet në “Wembley” nga ora 17:30./Telegrafi/