“Jemi pranë tyre, por duhet të punojnë fortë”, Vincente Kompany flet për debutimin e Erblin Osmanit

Trajneri Vincente Kompany e ka këshilluar mesfushorin Erblin Osmani të vazhdojë punën e madhe së bashku me lojtarët e tjerë të rinj që debutuan në Bundesliga. Kompany i dha minuta mesfushorit nga Kosova në sfidën ndaj Union Berlin, ku vetëm 16-vjeçar...

Sport

Trajneri Vincente Kompany e ka këshilluar mesfushorin Erblin Osmani të vazhdojë punën e madhe së bashku me lojtarët e tjerë të rinj që debutuan në Bundesliga.

Kompany i dha minuta mesfushorit nga Kosova në sfidën ndaj Union Berlin, ku vetëm 16-vjeçar tashmë debutoi në kampionatin gjerman.

Pas ndeshjes, i pyetur për Osmanin – Kompany e bëri të qartë se ai dhe të gjithë lojtarët që debutuan duhet të punojnë fuqishëm.

“Mendoj se edhe pse kemi shumë lojtarë që kanë bërë paraqitjen e parë të sezonit, nuk nënkupton se kanë arritur definitivisht ndonjë gjë, kanë ende shumë për të ofruar”.

“E shoh pozitive kur klubi thotë “Ne ju vlerësojmë dhe ju japim mundësinë për të pasur eksperiencë se çka nënkupton të luash për Bayernin, por duhet ta dëshmosh dhe fitosh këtë mundësi”.

“Nga lojtarët që debutuan jo të gjithë do të luajnë rregullisht, por është e mundur sepse morën hapat e parë dhe ne duam t’i mbështesim”.

“Nëse punojnë fortë, ne do të jemi krahë tyre dhe kur kalojnë periudhë të vështirë do të jemi pranë tyre, mirëpo duhet të kuptojnë se është e nevojshme ta mbajnë nivelin thuajse perfekt”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Osmani përfaqëson Gjermaninë në nivelin ndërkombëtar, megjithatë ka të drejtë që në të ardhmen të luajë për Kosovën./Telegrafi/