Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, po kalon një periudhë të lumtur në jetën e saj personale, ku dashuria duket se po merr gjithnjë e më shumë vëmendje publike.
Pak kohë më parë, ajo festoi njëvjetorin e lidhjes me partnerin e saj, duke ndarë momente romantike me ndjekësit.

Vëmendjen e mori sidomos dhurata luksoze – një Range Rover – që ajo pranoi nga partneri, duke shtuar edhe më shumë interesin rreth jetës së saj private.
Edhe pse për një kohë identiteti i tij mbeti mister, së fundmi Jasmina ka vendosur të mos e fshehë më.
Ajo publikoi një fotografi në InstaStory ku shfaqet përkrah partnerit, duke e bërë për herë të parë lidhjen të dukshme për publikun.
Ky veprim duket se i ka dhënë fund spekulimeve, ndërsa ndjekësit kanë nisur të aludojnë edhe për një tjetër lajm të mundshëm në jetën e saj, megjithëse gjithçka mbetet për t’u konfirmuar nga vetë ajo. /Telegrafi/





