“Janë hapur”, “Do të mbyllen”, ‘përplasja’ me humor mes Ramës dhe studentit

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët, në kuadër të një serie debatesh për integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian. Mes diskutimeve për negociatat, nuk mungoi as një moment relaksues që i bëri të qeshnin të gjithë. Monenti u bë viral, pasi kryeministri Rama e pyeti një student pse po […]

Nacionale
Madhësia e shkronjave: 17px

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët, në kuadër të një serie debatesh për integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian.

Mes diskutimeve për negociatat, nuk mungoi as një moment relaksues që i bëri të qeshnin të gjithë.

Monenti u bë viral, pasi kryeministri Rama e pyeti një student pse po qeshte, gjersa batuta e studentit me kryeministrin mori gjithë vëmendjen.

“Nuk po qeshja, isha i lumtur për negociatat që do të hapen”, u përgjigj studenti.

Kryeministri reagoi menjëherë: “Negociatat janë hapur, nuk po hapen — janë të tëra të hapura.”

Por, përgjigjja e studentit ishte epike.

“Që do të mbyllen pra”, tha ai. /Telegrafi/