Ja si Bosnja dhe lojtarët e kombëtares festuan kualifikimin në Botëror me këngën e grupit Dubioze Kolektiv – USA

Mediat austriake kanë ndjekur me interes të veçantë finalen e playoff-eve për Kupën e Botës, e cila mbahet këtë verë në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Sipas raportimit të Heute, Bosnja dhe Hercegovina ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur iden...

Sport
Reklame

Mediat austriake kanë ndjekur me interes të veçantë finalen e playoff-eve për Kupën e Botës, e cila mbahet këtë verë në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sipas raportimit të Heute, Bosnja dhe Hercegovina ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur identitetin e saj: këngën “USA” nga grupi Dubioze Kolektiv.

“Ndërsa ekipet e tjera këndojnë himnet e tyre tradicionale, Bosnja dhe Hercegovina ka zgjedhur kolonën zanore të saj. Fraza ‘Jam nga Bosnja, më çoni në Amerikë’ tani është kudo në TikTok, në storiet e Instagram-it dhe mes lojtarëve të ekipit kombëtar”, shkruan Heute.

Pas fitores historike, lojtarët e Bosnjës kënduan këngën në konferencën për shtyp dhe më pas vazhduan ta këndonin në autobusin që i çoi drejt Sarajevës.

Dubioze Kolektiv, një nga grupet më të njohura në Ballkan, ka lansuar këtë këngë 13 vite më parë, por papritmas ajo ka fituar një vëmendje globale.

Mediat vënë në dukje se fenomeni i Kupës së Botës mund t’i sjellë grupit një hap të madh ndërkombëtar, duke përdorur futbollin si platformë për promovim global.

Një gjë është e sigurt, kur Bosnja dhe Hercegovina të zbresë në fushën e SHBA-së këtë verë, atmosfera nuk do të kufizohet vetëm në lojë, “Më Ço Në Amerikë” mund të bëhet një nga himnet jozyrtare të turneut. /Telegrafi/