Ish-mesfushori i Real Madridit zbulon problemin më të madh të ‘Los Blancos’ këtë sezon

Alvaro Benito, ish-mesfushor i Real Madridit, ka identifikuar mungesën e qëndrueshmërisë si problemin kryesor të klubit këtë sezon. Duke folur në emisionin El Larguero, Benito u ndal te fakti se disa lojtarë si Luka Modric janë larguar nga klubi me më shumë tituj të Ligës së Kampionëve sesa tituj të La Ligas, duke e përdorur […]

Sport

Alvaro Benito, ish-mesfushor i Real Madridit, ka identifikuar mungesën e qëndrueshmërisë si problemin kryesor të klubit këtë sezon.

Duke folur në emisionin El Larguero, Benito u ndal te fakti se disa lojtarë si Luka Modric janë larguar nga klubi me më shumë tituj të Ligës së Kampionëve sesa tituj të La Ligas, duke e përdorur këtë si shembull për të ilustruar problemin e vazhdimësisë në kampionat.

“Pse ka lojtarë, si Luka Modric, që janë larguar nga Real Madridi çuditërisht me më shumë tituj të Ligës së Kampionëve sesa të kampionatit? Si e shpjegoni këtë?”, tha ai.

Sipas Benitos, Real Madrid shpesh ka pasur vështirësi të jetë një ekip i qëndrueshëm dhe i organizuar gjatë gjithë sezonit.

“Real Madridi ka vështirësi të jetë konstant dhe të jetë një ekip i vërtetë. Për të fituar kampionate të gjata, duhet të jesh ekip, të punosh si ekip dhe të kesh modele të qarta loje, ku edhe në ditët e këqija fiton për shkak të sjelljes kolektive dhe cilësisë së lartë”.

Benito shtoi se suksesi i klubit në 12-15 vitet e fundit është mbështetur më shumë në momente individuale brilante sesa në një vazhdimësi të fortë si ekip.

“Nëse i përmbush detyrimet si ekip, do të fitosh edhe ndeshjet kur luan keq. Dhe Real Madridi, në 12 apo 15 vitet e fundit, ka pasur vështirësi të jetë konstant dhe një skuadër e bashkuar”, përfundoi ai./Telegrafi/