Juanjo Brau, ish-fizioterapisti i Barcelonës, ka folur për marrëdhënien e tij intensive të punës me Lionel Messin, duke theksuar presionin unik që vinte nga menaxhimi i gjendjes fizike të yllit argjentinas.
Pas më shumë se 25 vitesh në klub, përfshirë shtatë si shef i fizioterapisë, Brau e përshkroi Messin si një rast krejtësisht të veçantë në krahasim me lojtarët e tjerë.
“Ai është një figurë krejtësisht ndryshe. Për shkak të Messit, kishim një nevojë reale dhe duhej të ishim shumë vigjilentë për të menaxhuar çdo situatë”.

Brau pranoi se trajtimi i lëndimeve ishte veçanërisht delikat.
“Është e vështirë t’u thuash ‘jo’ këtyre lojtarëve”, sidomos dikujt kaq të rëndësishëm si Messi.
“Kur është vërtet e pashmangshme… duhet ta menaxhosh atë ‘jo’. Çdokush mund të thotë ‘po’”.
Ai gjithashtu zbuloi se kishte udhëtuar me kombëtaren e Argjentinës për të monitoruar gjendjen e Messit.
“Donim të kontrollonim çfarë po ndodhte sepse ai ishte lojtari ynë kryesor… duhej të kujdeseshim për të”.
Pavarësisht lidhjes së ngushtë, largimi i tij në vitin 2013 i solli një ndjenjë lehtësimi, pasi roli mbartte një ngarkesë të madhe personale./Telegrafi/






