Ish-banorja e Big Brother: Për mua e meriton dhe e fiton Selin

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, duke komentuar mbi zhvillimet e fundit në spektaklin shumë të ndjekur. Në një bashkëbisedim me fansat në Instagram, ajo u pyet nëse po e ndjek këtë edicion dhe cili është mendimi i saj për fituesin. Sara u shpreh se […]

Magazina

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, duke komentuar mbi zhvillimet e fundit në spektaklin shumë të ndjekur.

Në një bashkëbisedim me fansat në Instagram, ajo u pyet nëse po e ndjek këtë edicion dhe cili është mendimi i saj për fituesin.

Sara u shpreh se për shkak të angazhimeve nuk ka mundësi ta ndjekë vazhdimisht programin, por megjithatë ka krijuar një ide të qartë për një nga banoret.

“E shoh kur më lë mistrecja dhe punët të qetë. Për mua e meriton dhe e fiton Selin. Do kënaqem sa s’ka që në fund të fitojë një vajzë e re”, u shpreh ajo.

Kjo deklaratë ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta në rrjet, duke hapur diskutime mes ndjekësve të formatit, të cilët shpesh ndahen në mbështetje për konkurrentë të ndryshëm.

Mbështetjet publike nga figura të njohura kanë shpesh ndikim në mënyrën se si publiku e percepton garën, duke rritur vëmendjen ndaj emrave të përmendur.

Tashmë mbetet të shihet nëse parashikimi i saj do të dalë i saktë në fund të këtij edicioni. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com