Irani konfirmon vdekjen e shefit të sigurisë, Ali Jarijani

Media shtetërore iraniane ka raportuar se është vrarë shefi i sigurisë së vendit, Ali Larijani. Izraeli njoftoi më herët sot se ai u vra në një sulm gjatë natës së kaluar, shkruan skynews. Irani fillimisht dukej se e mohonte raportin, duke publikuar ...

Bota

Media shtetërore iraniane ka raportuar se është vrarë shefi i sigurisë së vendit, Ali Larijani.

Izraeli njoftoi më herët sot se ai u vra në një sulm gjatë natës së kaluar, shkruan skynews.

Irani fillimisht dukej se e mohonte raportin, duke publikuar në rrjetet sociale një shënim të shkruar me dorë, për të cilin pretendonte se ishte shkruar nga Larijani, vetëm disa minuta më vonë.

Shënimi i bënte homazh marinarëve iranianë të vrarë në një sulm të një nëndetëseje amerikane ndaj anijes luftarake Dena më 4 mars.

Ky është konfirmimi i parë nga Irani për vdekjen e Larijanit, dhe vjen pasi gjithashtu konfirmoi vrasjen e komandantit të Basij-it, Gholamreza Soleimani. Ndryshe, Larijani ka lundruar me mjeshtëri në politikën e Republikës Islamike – duke shërbyer në një sërë rolesh. Ai ishte komandant në IRGC gjatë luftës me Irakun në vitet të 80-ta përpara se të kalonte në role politike.

Shërbeu si kreu i transmetuesit shtetëror, kryenegociatori bërthamor i Iranit dhe kryetari i parlamentit të Iranit (për 12 vjet deri në vitin 2020) – dhe gjithnjë e më shumë kishte vëmendjen e Khameneit për çështjet e sigurisë pas emërimit të tij si këshilltar në vitin 2004. /Telegrafi/