Irani akuzon SHBA-në dhe Izraelin për sulme të reja

Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, Irani ka raportuar për një sulm ndaj një rafinerie nafte, sipas mediave iraniane. Videoja e publikuar tregon tym të dendur të zi që ngrihet nga një objektiv i goditur, të cilin autoritetet iraniane e përshkruajnë si një sulm mbi një vendpunim nafte në Ishullin Lavan, një nga katër ishujt […]

Bota

Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, Irani ka raportuar për një sulm ndaj një rafinerie nafte, sipas mediave iraniane.

Videoja e publikuar tregon tym të dendur të zi që ngrihet nga një objektiv i goditur, të cilin autoritetet iraniane e përshkruajnë si një sulm mbi një vendpunim nafte në Ishullin Lavan, një nga katër ishujt që përdoren për eksportin e naftës nga Irani në Gjirin Persik.

Irani nuk konfirmoi nëse po akuzonte drejtpërdrejt Izraelin apo SHBA-në për sulmin, raporton skynews.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarrfikësit punuan për të kontrolluar flakët në vendngjarje.

Më tej, radiotelevizioni iranian Press TV akuzoi Uashingtonin për shkelje të armëpushimit. Sipas Teheranit, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë goditur rafinerinë e naftës në Ishullin Lavan.

Si përgjigje ndaj këtij sulmi, Irani nisi raketa dhe dronë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kuvajtit, duke tensionuar më tej situatën në rajon. /Telegrafi/