Investime të reja në sport, Kamenica prezanton planet për stadiumin e qytetit

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se zhvillimi i sportit vazhdon të mbetet një ndër prioritetet kryesore institucionale, përmes bashkëpunimit me nivelin qendror. Në këtë kuadër, kryetari i komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me nënkryetaren Arta Bajralija...

Rajon
Reklame

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se zhvillimi i sportit vazhdon të mbetet një ndër prioritetet kryesore institucionale, përmes bashkëpunimit me nivelin qendror.

Në këtë kuadër, kryetari i komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me nënkryetaren Arta Bajralija dhe drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dervishi, kanë pritur në takim ministrin e Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, me të cilin kanë diskutuar për projektet aktuale dhe planet për zhvillimin e mëtejmë të sportit në këtë komunë.

Gjatë kësaj vizite janë realizuar edhe inspektime në disa nga objektet kryesore sportive, përfshirë Palestrën e Sportit, Stadiumin e Qytetit, stadiumin e klubit “Kika” në Hogosht, si dhe Stadiumin e Atletikës, i cili konsiderohet si investimi më i madh kapital në sport në Kamenicë.

Sipas njoftimit, në takim janë prezantuar ide dhe plane konkrete për avancimin e stadiumit të qytetit, për të cilat është ofruar mbështetje nga niveli qendror.

Nga Komuna e Kamenicës është theksuar se angazhimi për zhvillimin e sportit do të vazhdojë përmes realizimit të projekteve të mëdha, me synim përmirësimin e kushteve për sportistët dhe promovimin e aktiviteteve sportive në nivel lokal dhe më gjerë. /Telegrafi/