Interi ka dy emra si zëvendësues të Bastonit

Interi ka nisur të planifikojë merkaton e verës, me fokus të veçantë në repartin defensiv, ku janë identifikuar si objektiva kryesorë Tarik Muharemovici Sassuolo dhe Oumar Solet i Udinese. Zikaltërit mund të përballen me një largim të rëndësishëm, pa...

Sport

Interi ka nisur të planifikojë merkaton e verës, me fokus të veçantë në repartin defensiv, ku janë identifikuar si objektiva kryesorë Tarik Muharemovici Sassuolo dhe Oumar Solet i Udinese.

Zikaltërit mund të përballen me një largim të rëndësishëm, pasi e ardhmja e Alessandro Bastoni mbetet e paqartë mes interesimit të Barcelona. Një transferim i mundshëm i mbrojtësit italian do ta detyronte klubin nga Milano të reagojë menjëherë në treg.

Në këtë kontekst, Muharemovic dhe Solet kanë spikatur këtë sezon në Serie A si dy prej talenteve më premtues në repartin e mbrojtjes, duke treguar qëndrueshmëri dhe cilësi të lartë në performancat e tyre.

Ndërkohë, Interi pritet të ndahet edhe nga Stefan de Vrij dhe Francesco Acerbi, kontratat e të cilëve skadojnë në fund të sezonit, çka e bën edhe më të domosdoshëm afrimin e alternativave të reja.

Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit synojnë të ruajnë në skuadër Yann Bisseck dhe Manuel Akanji, të cilët konsiderohen pjesë e rëndësishme e projektit për të ardhmen.

Merkatoja e verës pritet të jetë vendimtare për Interin, i cili synon të ruajë konkurrueshmërinë në Itali dhe në arenën evropiane. /Telegrafi/