Inteligjenca Mbrojtëse e Ukrainës (DIU) ka publikuar një video që tregon shkatërrimin e një rakete nga një sistem mbrojtës bregdetar, i operuar nga forcat ruse në Krimenë e pushtuar natën e 23-24 marsit.
DIU raportoi se operatorët nga departamenti i sistemeve të dronëve gjurmuan një konvoj me raketa Bastion-M që lëviznin drejt pozicioneve të qitjes në Krime, transmeton Telegrafi.

“Si rezultat i sulmeve precize nga operativët e inteligjencës, dy raketa Zircon me vlerë të lartë janë shkatërruar, ndërsa një sistem tjetër Bastion është dëmtuar. Shtatë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur”, u tha nga inteligjenca ushtarake ukrainase.
DIU vuri në dukje se forcat ruse përdorin raketa Zircon, të vendosura nëpërmjet sistemit Bastion, kryesisht për të synuar civilët, veçanërisht në rajonet jugore dhe lindore.
Inteligjenca Mbrojtëse e Ukrainës shtoi se “planet e agresorit për të sulmuar qytete paqësore janë penguar sonte”. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com





