Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav në një intervistë për gazetarë pak ditë para përfundimit të mandatit të tij në Kosovë ka folur për shumë çështje.
Orav ka folur lidhur me integrimin evropian të Kosovës, zbatimin e Ligjit për të huajt, dialogun Kosovë-Serbi, çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, etj.

Ambasadori i BE-së në Kosovë ka folur edhe për atë se si u arrit ujdia për zbatimin e Ligjit për të huajt.
Duke folur lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, Orav ka thënë se marrëveshja për mënyrën e zbatimit të Ligjit për të huajt mund të jetë frymëzim në këtë aspekt.
Intervistën e plotë të ambasadorit Orav mund ta ndiqni të plotë në Telegafi.com nga ora 20:00. /Telegrafi/





