Iliriana Sadriu shpërthen ndaj BBVA: Mos e mbani Rogertin për klikime

Këngëtarja, Iliriana Sadriu, ka reaguar publikisht pas një deklarate të bërë nga Rogerti në Big Brother VIP Albania, e cila ka shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale.
Gjatë një bisede me Mateon brenda shtëpisë, Rogerti u shpreh se ai duhej të pyeste motrën e tij për çështje që lidhen me jetën intime të motrës së tij, një koment që u konsiderua i papërshtatshëm dhe fyes nga një pjesë e madhe e publikut.
Situata u kritikua jo vetëm nga ndjekësit e formatit, por edhe nga figura të njohura jashtë shtëpisë.
Mes reagimeve ishte edhe ai i Iliriana Sadriut. Përmes një postimi në Instastory, ajo iu drejtua drejtpërdrejt produksionit të spektaklit, duke kërkuar që sjellje të tilla të mos tolerohen për hir të audiencës.
“Big Brother Albania, për do klikime nuk keni nevojë me majtë, se ashtu-kështu për këtë s’e shikojmë. Po shpresoj që tash përnime ka me dalë jashtë edhe e di që ka me dalë. Kjo s’është lojë, këta njerëz janë përnime qeshtu”, ka shkruar ajo.

Deklarata e saj ka nxitur diskutime të shumta, duke rikthyer debatin mbi kufijtë e lojës dhe përgjegjësinë që mban formati ndaj mesazheve që transmeton.