Identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova, i zhdukur gjatë luftës

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se janë gjetur e identifikuar mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova i cili u mor gjatë luftës nga forcat serbe dhe nuk dihej për fatin e tij.
Dylhasi do të rivarroset nesër në Kompleksin Memorial në Çabrat.
“Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës ka njoftuar se janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të Myrteza (Skënder) Dylhasit nga Gjakova, i rrëmbyer gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ceremonia e rivarrimit të martirit Myrteza (Skënder) Dylhasi do të mbahet të premten, më 6 mars. Homazhet do të mbahen nga ora 12:00 deri në orën 13:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Komunës.