“I veshur me rroba ushtarake, me dorëza dhe i maskuar”, 30 ditë paraburgim për të miturin për sulm me thikë në Ferizaj

Nacionale

Departamenti për të Mitur i Gjykatës Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një të mituri, i dyshuar për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas njoftimit të gjykatës, […]

Madhësia e shkronjave

Departamenti për të Mitur i Gjykatës Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një të mituri, i dyshuar për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit të gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të provave, gjyqtari i procedurës paraprake për të mitur, Shabi Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 10 korrik 2026, rreth orës 07:50, në Parkun e Qytetit në Ferizaj, pranë Postës Kryesore, i mituri ka tentuar t’i privojë nga jeta dy persona me inicialet I.M. dhe S.H.

Siç thuhet në njoftim për media pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti për të Mitur – Shabi Idrizi, ka vlerësuar si në vijim:

I. Ekziston dyshimi i bazuar me datë 10.07.2026 rreth orës 07:50 në Ferizaj përkatësisht Parkun e Qytetit, i cili gjendet afër Postës Kryesore, i mituri me dashje ka tentuar që ta privojë nga jeta të dëmtuarit I.M. dhe S.H.,, në atë mënyrë që ishte veshur me rroba ushtarake dhe dorëza i maskuar befas ka sulmuar të dëmtuarit me thikë duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore në organe vitale në fytyrë të dëmtuarve dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Ferizaj për të ju ofruar ndihmën mjekësore,-

II. me datë 10.07.2026, rreth orës 08:10, në fshatin G., Komuna Ferizaj, në lagjen “S.”, përkatësisht në oborrin e shtëpisë së B.B., ku jetonte gjyshja e të miturit, i mituri pasi paraprakisht u kishte shkaktuar lëndime trupore me thikë të dëmtuarëve I.M. dhe S.H., në Ferizaj, kishte ikur tek gjyshja e tij ku ndodhej edhe nëna e tij e pandehura D.Gj., posa zyrtarët policor – të dëmtuarit, A.U. dhe B.R., hynë në oborr dhe kërkojnë nga i mituri që të dorëzohet dhe ta largonte thikën nga dora, i mituri ka rezistuar dhe ka sulmuar zyrtarët policor B.R., të cilin e ka tërhequr e pandehura D.Gj. dhe i njëjti është rrëzuar ku i mituri ishte hedhur sipër me thikë të dëmtuarit B.R., ku ndërhynë i dëmtuarit A.U., e kishte larguar të miturin i cili e ka përdorur thikën në mënyrë të pakontrolluar duke i shkaktuar lëndim trupor në anën e majtë të qafës dhe thikë të dëmtuarit – major A.U., lëndim këto të përshkruara në raportin e Spitalit Rajonal në Ferizaj të datës 10.07.2026,

III. Me datë 10.07.2026, rreth orës 07:50, në Ferizaj përkatësisht në Parkun e Qytetit, i cili gjendet afër Postës kryesore në Ferizaj, ka poseduar, një thikë kuzhine, në mënyrë të pa autorizuar në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm (ligji mbi armët Ligji Nr. 03/L-143, par. 1 pika 20, “armë e ftohtë” nënkupton cilido mjet që mund të përdoret për sulm apo për shkaktim të lëndimeve trupore, duke përdorë forcë fizike nga sulmuesi, në rastet kur ato mbahen në tubime publike, në objekte publike apo në vende të ngjashme), e cila është konfiskuar nga ana e policisë, – Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/