“I kishe çarçafët zgjyrë” – Mateo i kërkon falje Brikenës, banorja tregon se u lëndua nga fjalët

Një koment i bërë nga Mateo ndaj Brikenës ka ndezur debat dhe është kthyer në një nga temat më të diskutueshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Situata lidhet me ndërrimin e çarçafëve dhe mënyrën si u trajtua publikisht nga banorët, duke shkaktuar pakënaqësi dhe ndjenja të lëndimit. Mateo sqaroi se gjithçka kishte qenë […]

Magazina

Një koment i bërë nga Mateo ndaj Brikenës ka ndezur debat dhe është kthyer në një nga temat më të diskutueshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Situata lidhet me ndërrimin e çarçafëve dhe mënyrën si u trajtua publikisht nga banorët, duke shkaktuar pakënaqësi dhe ndjenja të lëndimit.

Mateo sqaroi se gjithçka kishte qenë një formë shaka dhe ngacmimi, duke pranuar se nuk kishte përdorur gjuhën e duhur.

Ai theksoi se i kishte kërkuar falje Brikenës dhe se nuk kishte pasur asnjë qëllim të keq, duke e konsideruar situatën të ekzagjeruar.

Nga ana tjetër, Brikena u shpreh e lënduar nga komenti, duke theksuar se mënyra publike si u bë deklarata e bëri të ndihej keq dhe i dha një perceptim të gabuar për të.

Mateo: “Në radhë të parë, ky është një lloj komunikimi dhe në atë situatë do zgjidhja ato fjalë. Nuk ishte gjuha e duhur dhe i kam kërkuar falje Brikenës. Ishte një mënyrë për ta ngacmuar. Nuk e vlerësova që u mërzit për atë situatë. Nuk ishte për t’u bërë e madhe situata. Ka qenë një shaka nga ana ime”.

Brikena: “Çdo ditë kur kemi prime, grimi na lyen trupin me make-up dhe kam njollosur tërë çarçafin. Unë i ndërroj shpesh çarçafët, më vjen rëndë. Më erdhi keq. Mund të thoshte ‘t’i ndërrova’. Më bëri të ndihem keq. I jep një konfirmim publikut sikur unë… E di që e ka thënë pa të keq, por nuk është i kujdesshëm”.

Mateo: “E pranoj fajin dhe s’kisha asnjë qëllim të keq”.

Edisa: “Kur kam ardhur, i kam dhënë këshillë Brikenës që ajo flinte pa këllëf jastëku. Në publik nuk del mirë. Të lë përshtypjen sikur s’je e pastër, ndaj të paktën kamufloje këtu. Dhe kur kemi diçka që nuk shkon, nuk është e hijshme të sulmojmë njëra-tjetrën. Brikena i ka thënë Juelës: ‘Lëviz se të vjen erë goja’. E dashur Brikena, ja ku e tha dhe i dashuri yt. Banorët më të pastër jemi unë dhe Shëndriti”.

Ky debat nxorri në pah tensionet e brendshme dhe mënyrën si komunikimi i pakujdesshëm mund të ndikojë në perceptimin e banorëve dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/