“I jep vlera atij Big Brother-i”, familjarët e Mateos i vënë vulë raportit me Brikenën

Motra e Mateos, Keijsi Borri, në Fan Club ka folur për lojën e deritanishme të vëllait të saj në Big Brother VIP Albania 5. Gjatë programit, ajo ka marrë në telefon babanë e tyre, për ta pyetur për Brikenën, vajzën e cila Mateo ka krijuar një lidhje romantike në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. […]

Magazina

Motra e Mateos, Keijsi Borri, në Fan Club ka folur për lojën e deritanishme të vëllait të saj në Big Brother VIP Albania 5.

Gjatë programit, ajo ka marrë në telefon babanë e tyre, për ta pyetur për Brikenën, vajzën e cila Mateo ka krijuar një lidhje romantike në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Jam live këtu tek Fan Club. Duan të dinë mendimin tënd për Brikenën?”, iu drejtua ajo.

“Brikena është vajza më e qëndrueshme më me karakter dhe i jep vlera atij Big Brotheri”, u shpreh babai i Mateos.

Duket se banori ka edhe miratimin e familjes për raportin që ka krijuar me modelen nga Kosova.

Edhe pse akoma nuk kanë një lidhje të konsoliduar, po vazhdojnë të jenë të afërt me njëri-tjetrin.

Mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të vijojë kjo marrëdhënie e tyre. /Telegrafi/