Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se gjatë dy-tri ditëve të fundit gjendja me vërshime dhe përmbytje në Kosovë ka qenë mjaft e rënduar, duke prekur një pjesë të madhe të territorit të vendit.
Duke folur përmes një video-lidhjeje në emisionin “Adresa”, Durmishi tha se zonat më të prekura nga reshjet dhe vërshimet kanë qenë Drenasi, Vushtrria, Skenderaj, Rahoveci, Malisheva, Juniku dhe Gjakova, por edhe shumë zona të tjera.
Sipas tij, Kosova si territor bën pjesë në zonat më të rrezikuara nga përmbytjet, kryesisht për shkak të degradimit të lumenjve ndër vite, ndërtimeve pa leje dhe dëmtimit të kanaleve të kullimit.
“Ndërtimet e egra, hedhja e mbeturinave në lumenj dhe mosmirëmbajtja e infrastrukturës së kullimit kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e rrezikut nga vërshimet”, theksoi Durmishi.
Ai shtoi se Ministria e Infrastrukturës, gjatë dy viteve të fundit, ka arritur të ndërtojë një sistem të paralajmërimit të hershëm për përmbytjet, përmes vendosjes së sensorëve në të gjitha pellgjet lumore të Kosovës, të cilët ofrojnë të dhëna në kohë reale, me qëllim zvogëlimin e dëmeve./Gazeta 10
Deklarata e plotë:
Ballina Nacionale Hysen Durmishi: Shumë zona të Kosovës të rrezikuara nga përmbytjet, gjendja ditëve...


















