Hygerta Sako ka pranuar se u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova 4 edhe për shkak të çështjeve ekonomike, pasi është një nënë vetushqyese.
“E dija që shumë njerëz do të pëlqenin banorë të tjerë, por isha e lumtur se ata që do më donin, do më donin prej vërteti”, tha ajo.
“Ata që janë pak më të rritur më kanë kuptuar, ma kanë vlerësuar edhe logjikën e analizën. Kurse brezi i ri kanë tjetër formë të menduarit, logjikuarit”, tha Sako në “Sol” në Klan Kosova.
Prezantuesja e sportit arriti deri në finale të këtij edicioni, duke u renditur e pesta.

Babai i Selin për Gimbon: E shoh si djalin tim, për aq kohë sa është në krahë të vajzës sime
Ndonëse sipas një pjese të madhe nuk e meritonte finalen meqë ishte në gjumë gjatë gjithë kohës.
Ajo tani po vazhdon me angazhimet e saj profesionale pas përfundimit të formatit.
Sako gjithashtu është parë këto ditë në disa qytete të Kosovës. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com





