Ballina Nacionale Humbi telefonin e punës, 33-vjeçari shqiptar i pret punëtorit të drogës dy...

Humbi telefonin e punës, 33-vjeçari shqiptar i pret punëtorit të drogës dy gishtat e këmbës

2

Një 33-vjeçar shqiptar po gjykohet në Gjykatën e Këlnit, pasi është akuzuar për torturimin e një bashkëpunëtori droge, raportojnë mediat gjermane.
Sipas aktakuzës, viktima u mbajt peng për rreth një javë dhe u torturua brutalisht, ndërsa autorët, mes tyre shqiptari, i prenë dy gishtat e këmbës, i shkaktuan djegie me shufra hekuri të nxehtë dhe e dogjën me cigare. I pandehuri gjithashtu i drejtoi një pistoletë duke kërcënuar: “Do të të vras!”
Ngjarja ndodhi pas humbjes së një telefoni celular që përmbante të dhëna të ndjeshme mbi klientët e drogës, i cili përdorej për organizimin e shitjeve. Kur u kuptua zhdukja e telefonit, viktima u mbajt e mbyllur në një apartament në lagjen Kalk të Këlnit, ku autorët tentuan ta detyronin të dorëzonte telefonin ose të pranojë se e kishte dorëzuar te policia.
Personi që u dhunua, konfirmoi ngjarjen në gjykatë, por refuzoi të tregojë vendbanimin e tij aktual për shkak të frikës. Ai pranoi gjithashtu se kishte qenë më parë pjesë e bandës dhe kishte marrë dënim nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Avokati mbrojtës deklaroi se i pandehuri kishte pranuar pjesëmarrjen në marrjen peng dhe dëmtimin e viktimës, por mohoi përdorimin e armës apo pincës. Ai shtoi se klienti i tij kishte tentuar t’i paguante viktimës një dëmshpërblim, por paratë nuk ishin të disponueshme për shkak të veprimeve të babait të tij.