“Historia mbresëlënëse e Muriqit duhet të vlerësohen tani, jo më vonë” – merita për lojën e sulmuesit nga Radio Marca

Prezantuesi i emisionit La Pizarra në Radio Marca, Miguel Quintana, foli mbi figurën e sulmuesit klasik dhe vlerën e futbollistëve jashtë klubeve më të mëdha në La Liga, duke u ndalur te Vedat Muriqit dhe Ante Budimir. Në editorialin e tij, Quintana u fokusua tek debatet e zakonshme mbi zhdukjen e supozuar të sulmuesit klasik […]

Sport

Prezantuesi i emisionit La Pizarra në Radio Marca, Miguel Quintana, foli mbi figurën e sulmuesit klasik dhe vlerën e futbollistëve jashtë klubeve më të mëdha në La Liga, duke u ndalur te Vedat Muriqit dhe Ante Budimir.

Në editorialin e tij, Quintana u fokusua tek debatet e zakonshme mbi zhdukjen e supozuar të sulmuesit klasik dhe mungesën e karizmës tek lojtarët jashtë tre klubeve më të njohura.

Ai shpjegoi se taktikat moderne dhe përdorimi i anësorëve kanë ndryshuar rolin e sulmuesve, por kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë vlerë.

Në këtë kontekst, ai përmendi dy sulmues që po shkruajnë histori në La Liga: Ante Budimir dhe Vedat Muriqi.

Budimir, golashënuesi më i mirë i Osasunës në Divizionin e Parë, u përshkrua jo vetëm për performancën në fushë, por edhe për karakterin e tij.

Vedat Muriqi, e ndjen emblemën e Mallorcas si askush tjetër

Muriqi, lojtari kryesor i Mallorcës, u vlerësua për lidhjen e veçantë dhe emocionale me klubin dhe për performancat vendimtare gjatë sezonit.

“Figura si Vedat Muriqi na kujtojnë se ekipet e tjera kanë histori mbresëlënëse që duhet të vlerësohen tani, jo vetëm më vonë. Identifikimi i tij (Muriqit) me Mallorcan është total. Ai e ndjen këtë emblemë si shumë pak të tjerë”, deklaroi ai.

Ai u ndal edhe te kalimi i tij nga Lazio te Mallorca, që besoi aq shumë te sulmuesi Kosovar.

“Është sikur Muriqi ndihet në borxh që e ka shpëtuar karrierën elitare pas kohës së tij të vështirë te Lazio. Ndoshta kjo është arsyeja pse u kritikua kaq ashpër për penalltinë e humbur në Martínez Valero ose reagimin e tij pasi shënoi një gol vendimtar për mbijetesë”, deklaroi ai.

Kjo analizë vjen pas paraqitjes të madhe të Muriqit ndaj Real Madridit në fitoren 2-1 ndaj Real Madridit, ku sulmuesi ynë shënoi golin e fitore në kohën shtesë. /Telegrafi/