Ish i burgosuri politik, Nait Hasani ka reaguar mbrëmë lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, ekspozitë kjo që ngjalli reagime të shumta për shkak të të dhënave jo të sakta.
Hasani në një postim në Facebook të premten në mbrëmje shkroi lidhur me këtë ekspozitë, duke thënë se fotoja lidhur me masakrën në Burgun e Dubravës e tmerron, pasi nuk tregohet e vërteta.
Ai potencon se në Burgun e Dubravës ku janë kryer krime nga regjimi i Serbisë nuk ka pasur të burgosur që kanë qenë të armatosur.

Lexoni të plotë postimin e tij të së premtes, pa ndërhyrje:
Sot u bene 24 vite nga dalja nga Burgu i kazamatave Serbe dhe Burgu i Dubravës.
24 vite kujtese e dhembje nga ai krim që u bë mbi të burgosurit Shqiptar ne kete burg nga gardianet, nga Serbet e burgosur, nga policet Serb, nga ushtaret Serb pra nga institucionet e shtetit te Serbise.
Dhe po sot ne sheshin e Prishtinës ekspozita per krimet e luftes dhe fotoja Masakra ne Burgun e Dubraves me tmerron me keto mashtrime, gënjeshtra dhe te paverteta per kete krim e gjenocid te shtetit te Serbise kundër te burgosurve Shqiptar.
Aty nuk tregohet e vërteta, aty tregohen rrenat e mashtrimet Serbe dhe te agjenteve te Serbisë.
Aty nuk ka pasur te burgosur te armatosur, aty nuk ka pasur civil Shqiptar, aty ka pasur te burgosur Shqiptar dhe si Shqiptar jane vrare 118 te burgosur dhe jane plagosur mbi 400 te tjere.
Aty jane vra pleq mbi 60 vjeç dhe femije nen 18 vjeç nga shteti Serb.
Dhe kjo ekspozite e financuar nga Kuvendi i Kosoves me keso te paverteta e mashtrime, ku ne kete Kuvend te Kosoves kem mbajtur fjalime e nxjerre rezolute per Masakren ne Burgun e Dubraves, e te lejohet e financohet ne emer te Kuvendit kjo ekspozite, eshte krim duke vrare bashk me autorin dhe njehere te burgosurit e burgut te Dubraves dhe shkelur gjakun e te vrareve ne kete burg nga institucionet e shtetit te Serbise.
Per kete krim te qellimshem nga autori i ketij shkrimi e ekspozite, kerkoj nga institucionet e drejtesise gjykim e denim per kete krim monstruoz. /Telegrafi/





