Haradinaj akuzon LVV-në për sulme dhe linçime ndaj tij: Kurti e Dejona janë shefat e tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj asaj që e quan një valë sulmesh dhe linçimesh të vazhdueshme nga përkrahës dhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Në emisionin Debat Plus, Haradinaj tha se çdo herë që përmend kryeministrin Albin Kurti dhe Dejonën, aktivizohet ajo që ai e quajti një “ushtri” komentuesish […]

Nacionale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj asaj që e quan një valë sulmesh dhe linçimesh të vazhdueshme nga përkrahës dhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në emisionin Debat Plus, Haradinaj tha se çdo herë që përmend kryeministrin Albin Kurti dhe Dejonën, aktivizohet ajo që ai e quajti një “ushtri” komentuesish që sulmojnë dhe linçojnë.

“Sipas meje, Kurti e Dejona janë shefat e këtyre. E di që sa herë i përmend, aktivizohet ushtria e tyre me komentet dhe linçimet e veta. Por, për besë, iu koftë krejt çfarë thonë për mua… nuk kërcënoj askënd, sepse kam luftuar që shqiptarët të jetojnë të lirë”, tha Haradinaj.

Ai citon edhe fjalën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova: “‘Ma heq kokën, por bindjen s’ma ndërron.’ Unë po iu them të njëjtën: ‘kokën ma heq, por bindjen s’ma ndërron’.”

Haradinaj përmendi gjithashtu takimet e tij me figura të njohura serbe, duke thënë se ato nuk i kanë ndalur që të veprojë për interesin e Kosovës.

“O jam takuar edhe me Millosheviqin në Hagë edhe me Sheshelin, po jam Ramush Haradinaj, kam luftuar dhe ua kam kallëzuar vendet atyre. Takona me armiq nëse e di që i ndihmoj vendit tim”, u shpreh Haradinaj.