Haliti: Deri tash janë përmendur 4-5 kandidatë për president

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në politikë nuk ka ideale.
I pyetur nëse është kontaktuar nga ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti pas lajmeve se është kandidat për president nga Lëvizja Vetëvendosje, deputeti Haliti tha se ai nuk është kontaktuar nga Hoti.
“Deri tash janë përmend 4 apo 5 kandidatura. Të shohim. Ideale është ai që fiton votat. Në politikë s’ka ideale apo pëlqyeshmëri, por në variantin qysh po propagandohet, por pozita e presidentit të Kosovës është një pozitë që duhet me qenë dakord shumica e deputeteve, partive politike dhe duhet me qenë pëlqyeshmëria edhe qytetarëve por mbi të gjitha garancia që ai që zgjidhet do t’i shërbej vendit dhe do të jetë garantues i Kushtetutës”, ka thënë Haliti.