Halimi mohon se ka nënshkruar iniciativën për largimin e Abdixhikut

Nacionale

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka mohuar se ka nënshkruar iniciativën për largimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Para mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Halimi deklaroi se përgjegjësia për rezultatin zgjedhor nuk duhet të bartet vetëm nga kryetari i partisë, por nga të gjitha strukturat e saj. “Nuk […]

Madhësia e shkronjave

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka mohuar se ka nënshkruar iniciativën për largimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Para mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Halimi deklaroi se përgjegjësia për rezultatin zgjedhor nuk duhet të bartet vetëm nga kryetari i partisë, por nga të gjitha strukturat e saj.

“Nuk e kam nënshkruar. Besoj që përgjegjësia duhet të merret nga të gjitha palët të LDK dhe besoj që nuk është e mjaftueshme vetëm angazhimi i kryetarit të LDK-së”, u shpreh Halimi.

Ajo bëri të ditur se mbledhja e Kryesisë do t’i kushtohet analizës së rezultatit të zgjedhjeve dhe çështjes së formimit të institucioneve, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që të diskutohet edhe iniciativa për largimin e Abdixhikut.

“Ne kemi rendin e ditës dhe do të diskutojmë për çështjen e rezultatit të zgjedhjeve, gjithsesi edhe për çështjet që lidhen me formimin e institucioneve, si dhe natyrisht do të diskutojmë për shumë çështje të tjera për partinë. Në rend dite nuk kemi këtë pikë, por pika e fundit e rendit të ditës është ‘Të ndryshme’ dhe besoj që aty do ta diskutojmë”, deklaroi Halimi. /Telegrafi/