Guardiola dorëzohet para Salahut: Një nga më të mëdhenjtë, i pandalshëm

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka cilësuar Mohamed Salah si “një nga më të mëdhenjtë”, ndërsa përgatitet ta përballet me të si lojtar i Liverpoolit për herë të fundit këtë fundjavë. Guardiola është përballur me egjiptianin pothuajse gj...

Sport

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka cilësuar Mohamed Salah si “një nga më të mëdhenjtë”, ndërsa përgatitet ta përballet me të si lojtar i Liverpoolit për herë të fundit këtë fundjavë.

Guardiola është përballur me egjiptianin pothuajse gjatë gjithë periudhës së tij në Angli dhe do ta ketë edhe një herë përballë në FA Cup. Salah ka shënuar 13 gola kundër Cityt me fanellën e Liverpoolit, duke e bërë këtë skuadër kundërshtarin e tretë të preferuar për të.

Ai ka fituar nëntë nga 25 përballjet ndaj Cityt, ndërsa ka dhuruar edhe disa nga momentet më të paharrueshme në këto duele.

Guardiola ka pranuar madhështinë e kontributit të tij, duke e cilësuar si figurë legjendare për Liverpoolin dhe Ligën Premier, ndërsa përgatitet për një tjetër përballje ndaj tij.

“Një nga më të mëdhenjtë. Shifrat, qëndrueshmëria… Çfarë lojtari. Njeri i jashtëzakonshëm. Gola, asistime… Legjendë absolute për Liverpoolin dhe Ligën Premier, për gjithçka që ka bërë”.

“Mendoj se është një moment i mirë për t’i thënë lamtumirë në këtë vend nesër. Ai meriton një vlerësim të jashtëzakonshëm për atë që i ka dhënë futbollit botëror”.

Guardiola ka pranuar gjithashtu hapur se përballjet me Liverpoolin e drejtuar nga Jurgen Klopp kanë qenë më të vështirat në karrierën e tij.

“Gjatë betejave tona kundër Jurgen Klopp dhe Liverpoolit, Salah ka qenë gjithmonë arma më e fortë”.

“Mund të përgatitesh për gjithçka, kontrollin e lojës, mbajtjen e topit, por në një moment të vetëm, ai mund të të shkatërrojë”, ka deklaruar Guardiola./Telegrafi/